Kodi Rrugor, deputeti i PS-së tregon disa nga ndryshimet e rëndësishme

Me votat edhe të PD-së, në Kuvendin e Shqipërisë u votua ndryshimi i Kodit Rrugor.

Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi tregon disa nga ndryshimet në Kodin rrugor të votuara pak ditë më parë në Kuvend me shumicë votash. Ai tha se janë disa ndryshime që rrisin sigurinë dhe prekin drejtpërdrejtë qytetarët.

“E para është rritur kohëzgjatja e lejes së drejtimi, që do të thotë një qytetar duhet të paraqitet më pak herë për të rinovuar lejen e drejtimit deri në 70 vjeç. Tjetra është kufizimi i mundësisë që t’u jepen makina të fuqishme atyre që sapo kanë marrë patentën. 2 vjetët e para patenta ua kufizon fuqinë motorike”, tha Pëllumbi në një intervistë për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?