Kodiana Lala: Pas debateve në “Opinion”, Rama nuk ma dha dorën
Gazetarja e mirënjohur e kronikës, Klodiana Lala ishte e ftuara e mbrëmjes në “A-Show” në T7 dhe sigurisht përballja e djeshme në “Opinion” me kryeministrin Edi Rama, ishte kryefjala e intervistës në Skype.
“Unë raportin e kam me të vërtetën, me publikun dhe e kam me provën dhe me faktin. Dhe kjo më bën të jem i qetë përballë tij dhe cilitdo politikan që mund të përballet nesër. Kryeministrat do të ndërrohen ndërsa unë jam dhe do të mbetem një gazetare”, shprehet gazetarja.
Por çfarë ndodhi pas emisionit mes Ramës dhe gazetares? “Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Jo për fajin tim, por sepse kryeministri nuk e dëshiroi një gjë të tillë. Unë u përballa me të për disa problematika, shqetësime që për mua si gazetare e kronikës dhe që mbuloj kronikën e zezë mendoj se duhej t’ia thoja dhe ti kërkoja llogari pse nuk është bërë asgjë”, tregoi Lala.
https://arkiva.kohajone.com/sherr-te-tv-klan-artan-hoxha-akuzon-kryeministrin-gjyqtari-largohet-nga-detyra-nese-takon-nje-kriminel/