Kodin e ri rrugor, ekspertët: Të ndryshohet çdo dy vite
Ekspertët e sigurisë rrugore i shikojnë me pozitivistet ndërhyrjet në kodin rrugor që priten të ndërmerren nga ministria e brendshme. Sipas ekspertit, Islam Qibini, kodi i ri rrugor duhet të parashikojë ashpërsim të gjobave për kundravajtjet që bëhen shkak për aksidentet rrugore me pasojë vdekjen. “Të kemi ndryshime te ato lloj kundravajtje që janë burim aksidentesh”.
Qibini thekson se ndryshimi më i nevojshëm në kodin rrugor është ashpërsimi i gjobave për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Në hartimin e kodit të ri rrugor propozohet të përfshihen ekspertë, grupet e interesit në mënyrë që të shprehin shqetësimet dhe problematikat e ndeshura në terren. “Duhet të përfshihen të gjitha grupet e interesit, Ministrinë e Transporteve, ARRSH dhe Ministrinë e Arsimit ku specialistë të ndryshmë të shprehin shqetësimet për problematikat që kanë në lidhje me qarkullimin rrugor”.