Koduzi: Shumë shpejt do kemi zgjedhje të parakohshme, PS si PPSH pas zgjedhjeve të 1991
I ftuar në Ora News, Gazment Koduzi, koordinator kombëtar për shëndetësinë në PD, u shpreh se kara e 4 kandidatëve ka qenë model dhe me një gjuhë konstruktive.
Sipas Kuduzit, kjo qeveri pavarësisht se i ka numrat, nuk e ka moralin për të ngritur një qeveri të tyren. Unë mendoj se shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme.
Koduzi: Me datë 13 ne do të shkojmë para kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin. Gara e 4 kandidatëve ka qenë model dhe me një gjuhë konstruktive. Këto zgjedhje vijnë pas votimeve të 25 prillit, sepse të tilla ishin, nuk ishin zgjedhje. Votat u vodhën dhe sipas raportit të OSBE-ODHIR parti u bë njësh me shtetin. E gjitha bëhet për hir të pushtetit. Rama ka një histori edhe në bashkinë e Tiranë me një mandat të tretë me zor dhe u rrëzuar në mandati ne tretë. E njëjta gjë po ndodh edhe në mandatin e tij të tretë.
Ky operacion kriminal u realizua me hedhjen e parave të tërmetit, legalizimet me 500 euro vota dhe me kërcënimin e demokratëve për të mos votuar. Në këtë tablo po zhvillohen zgjedhjet brenda PD-së. Brenda demokratëve ka një frymë tolerance dhe vëllazërie dhe besoj se një gjë e tillë do të reflektohet në bashkimin e forcave dhe grupimeve, me qëllim rrëzimin e këtij pushteti. Disa nga kandidatët kanë modele për ta rrëzuar dhe disa të tjera pranojnë humbjen. Ndërsa Basha thotë se kjo qeveri duhet rrëzuar. Kjo qeveri pavarësisht se i ka numrat, nuk e ka moralin për të ngritur një qeveri të tyren. Unë mendoj se shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme.
Koduzi shtoi se në këto momente e sheh vendin si në vitin 1991, pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste dhe që u fituan nga Partia e Punës e PD-ja ishte në opozitë, por për një vit u mbajtën zgjedhje të parakohshme.
Koduzi: Unë këtë moment në Shqipëri e shoh si në vitin 1991, pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste. Partia e Punës fitoi aso kohe votat dhe të drejtën për të qeverisur, por jo më shumë se pas një viti u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe i humbi këto zgjedhje. Edhe në tani në vitin 2021, i ka marrë zgjedhjet Partia e Punës me një emër tjetër dhe përsëri në opozitë është Partia Demokratike. Është detyra e PD-së që të rikthejë demokracinë dhe legjitimitetin në vend.