”Koha për qeveri teknike”, Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje në 2025! Uragani i protestës një pikënisje
Nga dritarja e banesës, Sali Berisha u ndal sot tek protesta e një ditë më parë, që sipas tij u faktua se familja demokrate është më e madhja, më e bashkuara, më e fortë se kurrë sot. Po ashtu për zgjedhjet parlamentare të 2025, Berisha tha se me Ramën nuk ka zgjedhje, ndaj kërkoi që të krijohet një qeveri teknike. “Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, ti futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.