Koka: Ambasadorët të emocionuar nga sharmi i batutave të Ramës
Gazetari Bledian Koka, thotë se ambasadori Soreca ishte më i drejtpërdrejtë sesa ambasadorja Kim në deklaratat e saja. Koka tha se në raport me Bashën kanë reaguar duke i lënë topin në fushë, por kur vjen puna tek Rama ia lënë nderit të shqiptarëve.
”Soreca ka qenë më i drejtpërdrejtë sesa Yuri Kim, edhe pse marrëveshja është firmosur në rezidencën amerikane. Kim thotë se nuk e ka firmosur atë marrëveshje. Ata kur ka qenë puna për t’i hedhur topin në fushën e Bashës, atëherë kanë pasur qimen në gjuhë por kur vjen puna të Rama, ka gjithmonë një rrotullim gjuhe, ose ia lënë në derë shqiptarëve. Se çfarë nderi ka Rama në raport me marrëveshjet ne e kemi parë. Gjithë marrëveshja që është draftuar me ndërhyrjen e amerikanëve, është hedhur në koshin e plehrave. Sot duket se strategjia e Ramës ka shkuar pak për dreq pasi EPP, që është një nga organizmat të vendimmarrjes kryesorë të asaj që duam ne, anëtarësimit në BE. Duhet të presim edhe një reagim nga zonja Yuri Kim, që me marrëveshjet e miratuara edhe me bekimin e SHBA-ve, nuk mund të luhet”,-tha ”Ora News”.
Për Kokën Rama është mësuar që t’i përdorë njerëzit dhe prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit i’a do t’ia lërë në dorë Gjiknurit. Koka shtoi se Rama po përdor të njëjtin mekanizëm që përdori në vitin 2017 kundrejt opozitës në raport me koalicionet.