Koka: Basha alternativa e vetme për momentin në Shqipëri

Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se opsioni i vetëm që kemi për kryeministër është Lulzim Basha pavarësisht mungesës së një stafi

KokaBasha është alternativa e vetme që kemi për momentin për kryeministër, fatkeqësisht pasi unë do të doja të kishim 6 kandidatë të tjerë për kryeministër, por kur shoh klasën politike, kur shoh alternativat politike nuk shoh një të tretë. Alternativa e dytë është Basha  me gjithë defektet e veta.

ZhejiMjafton të presi rradhën dhe do bëhet…

KokaKjo është shumë shqetësuese pastaj, prandaj unë them që presioni duhet të vi nga poshtë nga qytetarët që nuk duhet të mbeten peng.  Mungesa e vetme që shoh te opozita nuk është emri i një kryeministri por emri i një stafi që duhet të ketë ky kryeministër. Unë nesër dua të shoh 100 njerëz të Lulzim Bashës, që të jenë njerëz që bëjnë diferencën jo vetëm si kryeministër por edhe si ministër brendshëm edhe si ministër i ekonomisë ose i bujqësisë. Sepse ne këto sfida kemi. Kushtet e integrimit janë kushte për reformë elektorale. Ja u ngrit gjykata kushtetuese ja u ngrit SPAK-u a i zgjidh kjo problemet që kemi me ekonominë dhe rendin? Sigurisht që jo.

SHKARKO APP