Koka e trafikut të drogës ndodhet në Vlorë

 

Autoritetet italiane: Koka e trafikut të drogës me avion ndodhet në Vlorë Autoritetet italiane e kanë hedhur sërish vështrimin drejt Shqipërisë, e pikërisht në qytetin e Vlorës në lidhje me avionin e dytë me drogë që u kap të hënën në Torino. Avioni tip Dynamic që i përkiste italianit Paskuale D’Ambrozio ishte më modern se ai i kapur në Pulja me marjuanë të marrë në Vlorë, më 26 Gusht. Për këtë avion me drogë, përveç Paskuale D’Ambrozio dhe italianit tjetër Rozario Kampizi janë arrestuar dhe dy shqiptarët Maksim Llajan e Fitor Aliaj. Hetuesit italianë dyshojnë se kanë qenë dy shqiptarët që i kanë propozuar Paskuale D’Ambrozio të bëhej pjesë e trafikut të marijuanës. Ndoshta për shkak të problemeve që kishte me restorantin, si rasti i një lidhje të paligjshme të energjisë, si pasojë e mospagesave të faturave, ai kishte pranuar të bëhej pjesë e trafikut. Por 58 – vjeçari kishte patur edhe precedentë të tjerë penalë. Autoritetet italiane besojnë se një prej drejtuesve të këtij rrjeti gjendej në vendin tonë. Ai siguronte drogën dhe pistën ku duhej të ulej avioni. Hetuesit italianë kanë provuar se një ngarkesë është arritur të kalohej në ditët e para të Qershorit të këtij viti. Nuk dihet me saktësi se ku është ulur avioni, por dyshohet për zonën e Vlorës, nisur nga vendlindja e dy të arrestuarve. Rruga tjetër, e planifikuar për më 1 Shtator dështoi, për shkak të një Tweet 1 Postuar në: 17:11 08/09/2015 Autoritetet italiane: Koka e trafikut të drogës me avion ndodhet në Vlorë Share 1 Tweet 1 problemi në pistën e Torre Sant Andreas. Kostoja e udhëtimit ishte e papërfillshme përballë fitimit. Ata shpenzonin vetëm 500 euro karburant për të fluturuar nga Torino në Shqipëri dhe fitonin plot 250 mijë euro. Avioni bënte udhëtime më të gjata, por jo direkt nga Torino në Shqipëri. Për këtë arsye trafikantët përdornin një pistë të braktisur në Torre Sant Andrea, buzë Adriatikut, në provincën e Leçes, një ndër pikat më të afërta me Vlorën. Vlera e avionit përllogaritet në rreth 70 mijë euro. 

SHKARKO APP