“Koka e varur” e Gledis Nanos tmerron administratën

Nga Daniel Muçaku-

Gledis Nano erdhi si numri një i policisë shqiptare direkt me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ai ishte specialist i antiterrorit, i specializuar në SHBA.

9 muaj qëndroi dhe e shkarkuan. Preteksti thuhet se janë rezultatet e dobëta dhe vrasjet e shumta që po ndodhin në vend.

Por nuk besohet se janë vetëm këto që u thanë nga shefat e tij.

Diçka ka shkelur ai ose ka hetuar ndonjë që nuk duhej hetuar!

Ndaj Gledis Nano duhet të flasë për publikun për të vërtetën e ikjes së tij, sepse e hodhën në kosh duke e mbuluar me turp të madh.

Ai duhet ta flasë edhe për të rritur kurajën e administratës shtetërore e cila kur shikon se si numri një i policisë së shtetit largohet ashtu, me kokën varur në litarin e ndëshkimit, frikësohen edhe me shumë dhe nuk kundërshtojnë urdhrat jo ligjorë të shefave në zyrat e tyre.

Gledis Nano deklaroi se nuk jepte dorëheqje, por nuk sqaroi pasi e shkarkuan se kush ia kërkoi atë dorëheqje. Dhe pse i thanë “ik vetë”.

Gledis Nano mori indirekt edhe një mbështetje nga ambasadorja amerikane, por nuk vlejti pas “pilafit”. Nëse ambasada do të fliste para shkarkimit dhe kryeministri e shkarkonte përsëri, atëherë mund të thuhej se “diçka nuk shkon nga qeveria”.

Nëse është shkarkuar se Gledis Nano ishte ai që ktheu në polici dhe i dha fuqi komisarit që kreu vrasjen me skaf në Himarë, atëherë shkarkimi mbetet për tu përgëzuar nga kryeministri.

Por… !

Duke patur shumë “por” e hamendje, Gledis Nano duhet të flasë. Më tepër nuk kanë se çfarë ti bëjnë derisa e turpëruan në mes të Tiranës duke e nxjerrë nga zyra si kryepolic.

SHKARKO APP