Koka: Ministria e Brendshme ka fshehur kultivimin e kanabisit, deklaratat e Ramës në vit elektoral

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTv Ora, gazetari Spartak Koka u shpreh drejtuesit e ministrisë së Brendshme nuk e kanë raportuar kultivimin e kanabisit në vend, por e kanë mbajtur të fshehtë.

Sipas Kokës, deklaratat e Ramës për legalizimin e kanabisit vjen në një vit elektoral dhe, sipas tij, grupet kriminale kanë marrë zemër e kanë nisur kultivimin e lëndëve narkotike.

Koka: Është dhënë si udhëzimin nga drejtuesit e ministrisë së Brendshme nëse do të kapeshin lëndë narkotike në qarqet më problematike, ato të mos raportoheshin në raportet e policisë. Pra, janë kapur vitin e kaluar parcela nga 3000-10 000 rrënjë, por ne nuk kemi letër. Këtë e përforcon kryeprokurori i cili është shprehur se nuk ka raporte dhe analizë nga policia për vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo duhet sqaruar, kush gënjen: prokurori i përgjithshëm që përmend rritjen e kultivimit të kanabisit, gënjen RAI 3 me një reportazh, apo ministria e Brendshme duke na dhënë statistika të manipuluara. Ka një mungesë transparence.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi i Ramës vjen në mes të pandemisë dhe në mes të një krize financiare. Legalizimi i kanabisit po ndodhi do të centralizohet në duart e disa personave. Nuk do të ketë përfitimi për shoqërinë, nuk do të mbjellin ata banorët e varfër. Publiku nuk e kupton të të vërtetë. 

Kjo nisëm për legalizimin e kanabisit lidhet me pastrimin e parave dhe vjen 1 vit para vitit elektoral. Kështu ndodhi edhe në vitin 2016 ku u masivizua prodhimi i kanabisit. A do të ketë kjo ndihim te zgjedhjet? Kjo mbetet për tu parë.

Kemi informacioni që pas deklaratave të kryeministrit, grupet kriminale kanë marrë zemër dhe ka nisur kultivimi e lëndëve narkotike. Do të kemi këtë verë një situatë që do të dalë jashtë kontrollit, ashtu sikurse ndodhi në vitin 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?