Koka: Të parandalojmë prerjen e paligjshme të pyjeve

Ministria e Mjedisit prezantoi sot aplikacionin “Mjedisilm”, që do t’i shërbejë  qytetarëve për të denoncuar abuzime të ndryshme ndaj mjedisit.

Ministri Lefter Koka tha në fjalën e tij se “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka bërë një punë të mirë në muajt e fundit”, por duhet bërë më shumë në lidhje me parandalimin e shkeljes së ligjit.

“Jemi vend kandidat për Bashkim Europian dhe duhet të sillemi si europianë edhe me mjedisin. Duhet të parandalojmë prerjen e pyjeve dhe jo të kapim kamionët me dru; duhet të parandalojmë dhe jo të mobilizojmë njerëz për shuarjen e tij. 

Kjo arrihet me përkushtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe mendoj se ky aplikacion do ndihmojë shumë në këtë aspekt”, tha Koka.

SHKARKO APP