Kokaina e kapur, kontenieri kishte mbërritur nga Shqipëria. Arrestohen 6 persona
Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë mëngjesin e së shtunës në Mesolongj, Greqi.
Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.
Deri më tani janë arrestuar disa persona, por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj, raporton TCH.
Burime bëjnë me dije se ngarkesa kishte mbërritur nga Shqipëria si dhe janë arrestuar gjashtë persona.
Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptarë dhe 3 grekë.