Kokaina e kapur në Durrës/ Ministri Çuçi: Policia ka kapur 1 ton drogë në 4 muaj

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas kapjes së 14 pakove me kokainë në një kontejner në Portin e Durrësit. Ai thotë se falë punës së Policisë së Shtetit, në këtë port në vetëm 4 muaj janë kapur afro 1 ton kanabis.

“Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit.

Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesioanle, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”, shprehet Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?