Kokaina me logon ”KF Elbasani”, Presidenti: S’kemi lidhje
Mediet në Brazil bënë publik lajmin për kapjen e sasisë rekord kokaine, 617 kg e pastër dhe destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar ”K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij qyteti.
Presidenti i klubit, Arben Laze shprehet se nuk ka asnjë lloj lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar në Brazil. Ai deklaron se po konsultohet me avokatët për të bërë një padi për prishje imazhi të klubit.
“E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen dhe më ka ardhur shumë keq që stema e klubit të jetë aty ku nuk e meritonte, më vjen keq të keqpërdoret imazhi i klubit që unë e kam krijuar vetë dhe kam krijuar dhe e kam fantazuar që nga momenti që unë kam ardhur këtu. Klubi nuk ka lidhje me asnjë lloj lidhje, kushto mund ta keqpërdorë atë stemë, kanë keqpërdorur figurën e CR7, Messit. Do pyes avokatët për të ngritur padi për prishje të imazhit. S’e besoj që ka lidhje me problemet e mia. Më vjen mirë që klubi paska emër edhe në Brazil”, u shpreh Laze për ”Report TV”.