Kokaina merr zgjerim, shtohen sipërfaqet

Jo vetëm Shqipëria bëhet lajm nga mediet e huaja për kanabisin por edhe Kolumbia, e cila mban vendin e parë në botë për trafik të lëndëve narkotike.

Prodhimi i Kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord. Të dhënat e fundit të zyrës së OKB-së për drogën dhe krimin tregojnë se nga viti në vit, prodhimi i kësaj lënde narkotike është rritur me gati 31% në rreth 1400 tonë të kultivuar në 171.000 hektarë.

Rritja e sipërfaqes se shfrytëzuar për këtë qëllim është 25.000 hektarë më shumë se në 2016-tën. Ne tregun vendas, prodhimi potencial i kokainës kap një vlerë prej 2,7 miliardë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

80% e saj është rritur në të njëjtën zonë te përdorur për kultivim në 10 vitet e fundit, ndërsa të korrat kanë sjellë 33% më shumë gjethe koke sesa në vitin 2012. Vendi e lufton këtë fenomen prej vitesh por shifrat tregojnë qartë se përpjekjet e autoriteteve atje kanë qenë të pamjaftueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?