Kokaina në kontenierin me mish pule, administratori kosovar: Kompania ime është e sukseshme, s’ka nevojë të trafikojë drogë!
Zbardhet dëshmia e administratorit të kompanisë “Apetit Group”, Arben Ferizi, që ka porositur mish pule nga Brazili, në kontejnerin e të cilit u zbulua dhe sekuestrua 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, e mbështjellë me figurën e filmit të animuar “Goku”.
Mësohet se në dëshminë e tij, administratori kosovar ka thënë se kompania nuk ishte në dijeni se çfarë tjetër ndodhej në kontenier.
“Kompania që administroj ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme dhe nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner. Të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit”, ka thënë administratori para hetuesve.
Ndërsa, agjenti doganor, Egert Vargu, ka thënë se nuk ka lidhje me drogën dhe se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi dhe nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.
KOHA JONË SONDAZH

