Kokaina, Spanja: Mafia shqiptare rekrutoi zyrtarët kolumbianë
Shqiptarët janë në krye të bandës që trafikoi një ton kokainë nga Kolumbia në Madrid. Këtë e thotë shtypi spanjoll, ku shton se të arrestuar për këtë ngarkesë janë dy shqiptarët Arjan Ndoci, që fshihej nën identitetin e vjedhur Dritan Gradica edhe Julian Deblini.
Sipas medieve spanjolle, shqiptarët e trafikonin kokainën e pastër nga Kolumbia në Madrid, jo vetëm me avionë të vegjël, por edhe të fshehur në kontenierët e bananeve. Ata e përshkruajnë rrjetin si shumë të fuqishëm, ndërsa kishin rekrutuar zyrtarë dhe punonjës të aeroporteve kolumbiane për të lëvizur kokainën.
Mes autoriteteve të dy vendeve, Spanjës dhe Shqipërisë po hetohet nëse kokaina e kapur në Madrid ka lidhje me atë që u sekuestrua në Durrës në 28 shkurt, 613 kg kokainë, ndërsa deri tani ka tre të arrestuar, pronari i kompanisë që kishte kontenierin me banane, administratorin e ”Arbi Garden” dhe shoferin.
Arbër Çekaj, u kap në Gjermani dhe brenda 20 ditëve pritet ekstradimi i tij në Tiranë, dhe pritet që dëshmia e tij të zbardh rrjetin që fshihet pas 613 kg kokainë.
KOHA JONË SONDAZH

