Kokaina, zv/ministri zbulon tregun: Po hetohen persona…
Pas operacionit të Policisë së Shtetit, ku u kap sasia rekord e kokainës, e 613 kg me vlerë 180 milion euro, zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, thotë se personat e arrestuar kanë qenë nën vëzhgim nga policia në bazë të precedentëve që ky grup kriminal ka pasur në shtete të tjera për trafik droge.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se Prokuroria ka skeduar një listë emrash të përfshirë, një pjesë e tyre edhe jashtë Shqipërisë.
”Ka një listë me persona të skeduar. Në momentin që u realizuar operacioni ishte i pranishëm dhe prokurori i krimeve të rënda dhe hetimet vazhdojnë. Në operacione të tilla nuk ka vend për rastësi. Ka analizë risku mbi personat, të cilët kanë dënime penale dhe në disa vende të tjera për veprimtari të ngjashme. Në bazë të këtyre informacineve dhe mbajtjes në vëzhgim të vazhdueshëm nga policia. Personat e ndaluar ishin në vëzhgim dhe të tjerë që janë jashtë Shqipërisë”.
I pyetur se cili ishte destinacioni i lëndës narkotike, ai dha këtë koment: ”Mbetet për tu vërtetuar nga hetime të metejshme. Nga dijenia që kam llogaritet që një sasi e tillë bashkë me shpenzimet e transportit llogaritet 3-4 milion euro investimi fillestar, por pastaj çmimi në tregun me pakicë do të përkthehet në 180 mln euro. Është një dëm i konsiderueshëmpër krimin e organizuar”.
KOHA JONË SONDAZH

