Kokainë dhe kanabis, pranga tre shqiptarëve në Itali

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Ragusa, pasi në posedim të tyre u gjetën dhe sekuestruan 50 kg kanabis dhe gati 1 kg kokainë.

Një nga shqiptarët e arrestuar mësohet se ishte në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 3 vjet burg për disa krime të kryera në provincën e Romës.

Për t’iu shmangur kontrolleve, ai kishte në përdorim një kartë identiteti greke falso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjatë vitit të kaluar, policia e Ragusës ka sekuestruar rreth 10,000 kg drogë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?