Kokainë e kanabis në një lokal, policia arreston 5 persona në Tiranë
Policia Shtetit ka vënë në pranga 5 persona në një lokal I cili ishte konstatuar I hapur tej fashës orare të vendosur nga Kotiteti I Ekspertëve për parandlaimin e përhapjes së pandemisë.
Teksa policia shkoi për kontroll për të evidentuar thyerjen e masava antiCOVID, zbuloi se lokali në fjalë ishte kthyer në një vend ku konsumohej kokainë dhe hashash.
Mes 5 të arrestuarve është dhe Administratori i lokalit qe ishte pershtatur per perdorim droge, Margen Islami.
“Gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga Margen Islami u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, 36-vjeçari Islami, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.- njofton policia.