Kokainë në burgun e Drenovës, i dënuari i kishte fshehur dozat në gojë

Brenda ambienteve të burgut të Drenovës, janë sekuestruar 6 doza kokainë. Lënda narkotike i përkiste të burgosurit Kristaq Izeti, i cili po vuan dënimin pasi është akuzuar për “vjedhje”. Policia e burgut ka arritur t’ia gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur. SHKB ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar se si kjo sasi ka arritur që të futet brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?