Kokainë në garazhin e shtëpisë, arrestohet shqiptari
Arrestohet 35-vjeçari shqiptar pasi u ndalua nga polica e Castelnuovos në Itali.
Policia italiane iu nënshtrua kontrollit, pasi personi shfaqi sjellje nervoze dhe të dyshimta. Kontolli i policisë u zgjat deri në shtëpinë e shqiptarit ku gjeten 54 gram kokainë në garazhin e shtëpisë.
Raportimi i arrestimit dhe sekuestrimit të drogës iu dërgua zëvendësprokurorit Giuseppe Rose. Pritet vendimi i gjykatës italiane për shtetasin shqiptar.
Burimi: Ansa
/M.Noka-Koha Jone/