Kokainë në gjimnaze dhe lokale nate, pranga 4 të rinjve

 

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 4 persona pasi u kapën me 26.6 gram lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas policisë dyshohet se kokaina shpërndahej në gjimnaze dhe lokale nate.

4 shtetasit u arrestuan në në rrugën “Marco Boçari”, dhe gjatë kontrollit ushtruar nga policia ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23.6 gram, lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”, 6 milion lekë të  vjetra si edhe një peshore elektronike.

Të arrestuarit janë:

1-Aldo Xhani (Arapi), 30 vjeç, banues në Tiranë,

2-Gjergji Priftuli, 30 vjeç, banues në Tiranë,

3-Roland Gjoni, 28 vjeç, banues në Tiranë,

4- Andi Arapi, 26 vjeç, banues në Tiranë,

SHKARKO APP