Kokainë në makinë dhe të dehur, pranga katër personave në Tiranë

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  E. Sh., 22 vjeç dhe D. S., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 14.07.2021, shtetaset  S. G., 61 vjeçe dhe B. P., 45 vjeçe, kanë deklaruar se kur kanë shkuar tek një spital, për të kërkuar informacion për një pacient, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili është prezantuar si roja e spitalit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?