Kokainë, vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje përkatëse, nën pranga 5 persona
Pesë persona janë vënë nën prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.
Një 24 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Dy shtetas të mitur janë vënë nën pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në marketin e shtetasit S. K., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa cigaresh.
Ndërsa 2 shtetas të tjerë janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet pa leje përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Fran Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të mitur me iniciale A. Th., 16 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, pasi në Kamzë, në lagjen Nr. 5, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në marketin e shtetasit S. K., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa cigaresh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 32 vjeç dhe S. B., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.