Kokalari: Basha e shiti takimin me kongresmenët si mbështetje

Pas disa mungesave, në takimin e Sali Berishës me demokratët këtë të martë në Pogradec, mori pjesë edhe aktivisja Evi Kokalari, e cila akuzoi Bashën se njësoi si me foton me Trump në 2017, e shiti takimin e djeshëm me kongresmenët sikur mori mbështetjen amerikane. Për të kongresmenët erdhën për çështjen e emigrantëve afganë.

”Më 11 dhjetor kryetar i ri i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha dhe sot dua të them që dua ta shoh kryeministër të Shqipërisë. Dhe gjënë e parë që Berisha duhet të bëjë, është shpallja e George Soros dhe të birin “non grata”. Të njëjtën gjë të bëjë dhe Kosova. Soros ka 5 zyra në Ballkan. Berisha është ndër të paktët që flet hapur. Në momentin që Soros mori kontrollin e DASH e konsideroi zotin Berisha “non grata”.

Basha vijon të përfitojë nga rasti. Siç ishte rasti dje kur ne patëm disa kongresmenë amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri për t’u marrë me refugjatët afganë përpara se të shkojnë në SHBA. Ky grup u takua me kryeministrin dhe nuk e di u takuan me Metën, por takuan dhe Bashën.

Lulzim Basha del me një deklaratë dhe thotë që kemi mbështetjen e amerikanëve. Pra është e qartë, që siç ka shfrytëzuar fotografinë me Donald Trump në 2017 që pagoi 500 mijë dollarë, që unë e kam ngritur problemin. Po të njëjtën gjë bëri dhe dje. Ata nuk e kanë idenë fare se kush është Lulzim Basha”.

SHKARKO APP