Kokëdhima: Kodi jonë zgjedhor është turpi i historisë së njerëzimit
Kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima i ftuar në studion e lajmeve në ”RTV Ora”, u shpreh se legjislacioni zgjedhor i republikës së Shqipërisë është turpi i historisë së njerëzimit, demokracisë dhe Evropës. ”Legjislacioni jonë zgjedhor është turpi i historisë së njerëzimit, është turpi i historisë së demokracisë dhe historisë së Europës. Legjislacioni jonë patjetër duhet reformuar, pa reformë zgjedhore nuk do të ketë rezultate në asnjë reformë tjetër, as në drejtësi e as në ekonomi. Po nuk u çliruan liritë politike në vend nuk do të ketë liri ekonomike, zhvillim në vend, nuk do të ketë konkurrencë dhe asgjë. Do të kemi këto dy sulltanate që ndërrohen”.