Kokëdhima: Qeveria nuk ka një plan për ekonominë e vendit dhe për të asistuar bizneset

Për kreun e partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima situata me koronavirusin përbën një rrezik të madh për ekonominë.

Në një lidhje me Skype në TV Ora, ai tha se në një situatë të tillë, shumë biznese nuk i paguajnë dot punëtorët dhe janë duke shkurtuar vende pune.

Kokëdhima: Qeveria ka nevojë të kuptojë dhe të adoptojë një vizion shumë të drejtë për masat që duhet të marrë. Nëse nuk kuptohet kjo situatë siç duhet ka një rrezik edhe për ekonominë. Duhet të menaxhojmë, përveç jetës së njerëzve edhe ekonominë e vendit, pasi shumë biznese në vend nuk i paguajnë dot punëtorët, janë duke shkurtuar punonjësit. 

Sipas tij, qeveria nuk ka një plan në lidhje ekonominë e vendit dhe për të asistuar bizneset në vend.

Kokëdhima: Unë nuk flas për vete këtu, se sa do të rëndësishme të jenë ato janë një pjesë e papërfillshëm e gjithë ekonomisë së vendit. Këto kompani nuk bëjnë pjesë në planet e qeverisë. Qeveria nuk ka strategji dhe plane për ekonominë në këtë situatë pandemia. Asnjë qeveria e botës nuk e ka trajtuar me kaq indiferentizëm situatën më koronavirus. Paketë që llogarit qeveria duhet të konsiderojë sigurinë ushqime në terma afatgjatë. Elita politike e Shqipërisë duhet të reflektojë se si janë bërë gjëra dhe të ardhmen e kësaj ekonomia. 

Qeveria nuk ka asnjë plan për të asistuar bizneset. Ka përfshirë në pakën e saj të ndihmës punonjësit në të zezë, njerëzit në nevojë dhe të vetëpunësuarit. Kjo është paketa financiare anti-koronavirusit e qeverisë dhe kjo është. Ky buxhet që ka bërë qeveria ka rënë, dhe duhet të ribëhet në bazë të prioriteteve të reja duke rikonsideruar. Edhe koncesionet e qeverisë duhet të ndalohen. Duhen marrë një sërë masash që do ta zbusin impaktin e pandemisë në ekonomi. 

SHKARKO APP