Kokëdhima: S’ka thyerje mes Ramës dhe Blushit.Taktikë e njohur e Blushit

 

Ndryshe nga sa pritej deputetja socialiste Mimoza Hafizi dhe deputeti Koco Kokëdhima kanë komentuar ne sensin pozitiv debatet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së mes kolegut të tyre Ben Blushi dhe Kryeministrit Edi Rama.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist, deputetja e Qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi duke iu përgjigjur interesimit të mediave, tha se Partia socialiste është në një process reformimi dhe perfeksionimi të rregullave të demokracisë.

Ne jemi parti që i perfeksionojmë më së miri rregullat e demokracisë. Jemi në një proces reformimi dhe do na çojë në një demokratizim dhe reformim të të gjitha strukturave të PS”, tha Hafizi.

Ndërsa për deputetin socialist të Qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima, diskutimi i Blushit është i njohur tashmë edhe për publikun dhe se debatet janë normale sepse njerëzit ndajnë mendime të ndryshme.

“Diskutimi i Blushit është i njohur. Nuk është debat midis Blushit dhe Ramës, por është një taktikë e njohur e Blushit.

Unë mendoj që politikisht çështja e zgjedhjes së kryetarit të partisë është e zgjidhur duke njohur edhe të gjitha modelet politike që PS ndjek. 

Nuk shoh thyerje midis Ramës dhe Blushit, debatet janë normale sepse mendimet e njerëzve janë të ndryshem”, tha Kokdhima.

Çfare ka parasysh Kokedhima njeriu me i afert i Kryeministrit Rama kur thote "Taktike e njohur e Blushit" dhe se nuk asnje çarje mes tyre?! Apo loje dinake e grupit te Rames per ta vene ne gjume Blushin e kur te vije koha per te bere listen e deputeteve nga Rama ne vitin 2017 ai ta gjeje veten ne fund te listes?

Por te gjithcka ndodh ne Tirane!

SHKARKO APP