Kokëdhima sulmon Dulen: Iku për të mbrojtur të inkriminuarit që ka në parti

 

Koço Kokëdhima është përfshirë në debatin e shkaktuar pas dorëheqjes së Vangjel Dules si nënkryetar parlamenti.

Ai e ka sulmuar këtë të fundit, duke thënë se u largua nga Kuvendi për të mbrojtur të inkrimunuarit që ka kandiduar për këto zgjedhje.

Sipas Kokëdhimës, emërimi i Shpëtim Idrizit si nënkryetar, ka qenë vetëm një pretekst për largimin e Dules.

Dorëheqja e Dules është një manovër politike, që i shërben atij për të shmangur vëmendjen nga debati elektoral, nga dështimi i qeverisjes vendore si dhe për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga ato kandidatura të inkriminuara që kjo parti ka ofruar me rastin e zgjedhjeve, në më shumë se një bashki,” tha Kokëdhima.

Deklarata e deputetit socialist është bërë nga Livadhja, ku ka prezantuar kandidatin e përbashkët të PS-së dhe partisë minoritare MEGA.

SHKARKO APP