Kolapsi i gjykatave në vend

Vetting-u apo dhe dorëheqjet, kanë shkaktuar kolaps në gjykatat e vendit. Shumica e gjykatave në vend kanë më pak gjyqtarë se ç’duhej të kishin.

Gjykata Administrative e Apelit duhet të kishte 13 gjyqtarë, por aktualisht ka vetëm 6 gjyqtarë. Në këtë gjykatë janë gjithsej 15 000 dosje të mbartura. Një gjyqtar i kësaj gjykate ka mesatarisht 2500 dosje në shqyrtim.

Gjykata e Apelit e Tiranës duhej të kishte 31 gjyqtarë, por aktualisht ka vetëm 6 gjyqtarë në punë. Gjykata e Korçës ka 4 gjyqtarë në detyrë, nga 14 që duhet të kishte normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?