Kolaudimi në shtet, kontrolli një herë në dy vjet, çfarë thonë ekspertët
Që prej 1 janarit të 2021 kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga shteti.
Pavarësisht se vlerësojnë kalimin në shtet të kolaudimit, ekspertët kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave.
“Mendoj që mjetet e shërbimit publik dhe ato të transportit mendoj se kalimi nga 6 muaj në një vit nuk ëhstë i domosdoshëm. Duhet të jetë 6 muaj siç ka qenë, për arsye për sigurinë e qytetarëve”, thotë eksperti rrugor Islam Qibini.
Pas akuzave të drejtuesve të automjeteve se shpenzonin shumë kohë në radhë e madje paguanin edhe ryshfet, ekspertët shprehen se ky ndryshim do të rrisë më tej cilësinë e shërbimit.
“Kontrolli teknik do të jetë më i saktë, do ketë një kontroll më të rreptë. Dhe mendoj se ky kalim është i domosdoshëm”, thotë Qibini.
Kontrolli teknik i automjeteve është kryer prej 10 vitesh nga privati, ndërkohë nuk bie poshtë mundësia për kalimin e këtij shërbimi me koncesion PPP në të ardhmen. Në buxhetin e 2021 parashikohet një fond prej 200 mln dollarësh për mbikqyrjen e kontrollit teknik te mjeteve nga koncesionari. /abcnews.al