Kolaudimi rinis në prill, zero tolerancë për mjetet jashtë standardeve
Shërbimi i kontrollit fizik të automjeteve pritet të rinisë brenda muajit Prill, në përfundim të afatit të koncesionit privat. Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, shprehet se vonesa ka ardhur si pasojë e nevojës për ndërhyrje në të gjitha pikat e kolaudimit.
Sipas tij, i kushtëzuar gjithashtu nga miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor që e bëjnë kontrollin të detyrueshëm çdo dy vite për mjetet e përdorura, çdo 1 vit për mjetet e shërbimit si autobusët dhe pas 3 vitesh për automjetet e reja.
Paralelisht me investimet në godina dhe pajisje, shërbimi i ri i kolaudimit, do të vijë sipas Gonxhes me një sistem të ri dhe modern, që shmang vonesat. Sa i takon automjeteve që aktualisht po qarkullojnë të pakolauduara, Gonxhe e pranon se situata është problematike.
Sipas tij, ky problem ka lindur nga mangësitë e sistemit të vjetër të kontrollit teknik, ku shumë makina me një certifikatë të vlefshme sot janë shpallur kaluese jashtë çdo standardi. Një praktikë që sipas tij, me rinisjen e këtij shërbimi do të ndalet.