Kolegët e Konomit: Vrasja ende na terrorizon

Katër vjet pas vrasjes makabre të gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, kolegët e tij janë ende të indinjuar për moszbardhjen e ngjarrjes, por dhe të frikësuar për jetën e tyre.

Unioni i Gjyqtarëve u bën apel autoriteteve që të hetojnë për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë autorët. Gjatë një interviste për Top Channel, kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, e konsideron të pajustifikueshëm faktin që megjithë kohën që ka kaluar, nuk ka ende një version hetimor për krimin e tmerrshëm që i mori jetën gjyqtarit.

"Mendojmë që një kohë kaq e gjatë pa ndonjë informacion të qënësishëm nuk është e justifikueshme. Kjo dhimbje bëhet dhe më e madhe sot nga mosgjetja e vënia para drejtësisë autorëve të këtij krimi monstruoz e me pasoja tejet të rënda, për gjithë jetën sociale ekonomike në vend, sigurinë, mirëqënien e qytetarëve dhe funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi. Gjithashtu Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje organeve shtetërore të ndalin retorikën fyese dhe armiqësore ndaj sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarëve në veçanti, dhe të marrin masa të menjëhershme në drejtm të mbrojtjes, sigurisë së jetës së familjes së gjyqtarëve",- thotë kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha.

Për Unionin e Gjyqtarëve kjo ngjarje përcjell ende frikë tek gjyqtarët.

SHKARKO APP