Kolegët ndezin qirinj dhe vendosin lule në vendin ku humbën jetë dy elektriçistët e OSHEE
Punonjës të OSHEE në Gjirokastër kanë ndezur qirinj e kanë vendosur lule në vendin ku humbën jetën Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj dy netë më parë.
Kolegët e tyre eletriçistë kanë vendosur t’i përkujtojnë në këtë formë.
Dy elektriçistët, punonjës të OSHEE humbën jetën në ujërat e lumit Drino teksa ishin në krye të detyrës. Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç kishin dalë për monitorimin e një defekti në rrjetin shpërndarës, por makinën me të cilën udhëtonin e mori rrjedhja e ujit teksa tentuan të kalojnë mes lumit.
Trupat e pajetë u nxorën nga forcat RENEA.