Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: Nis aktivitetin në 2024. Diploma e akredituar nga autoritetet holandeze.

Pas samitit të Procesit të Berlinit, në ambientet pranë Piramidës u përurua edhe Kolegji Europian në Tiranë. Rektorja Federica Mogherini u shpreh se aktiviteti i kolegjit do të nisë vitin e ardhshëm.

“Po e përurojmë sot në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të kolegjit të Europës këtu në Tiranë që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025”, tha Mogherini.

Ajo u shpreh krenare për këtë arritje. ”Pas kësaj zyre do të kemi rezidencën për studentët, klasat dhe objektin për të nisur mësimdhënien vitin e ardhshëm”. Sipas Mogherini-t kolegji do të sjellë studentë nga i gjithë rajoni, ndërsa theksoi se diploma do të jetë e akredituar nga autoritetet holandeze.

SHKARKO APP