Kolegji hedh shortin për padinë e Berishës, kërkon regjistrimin e PD-së dhe ç’regjistrimin e Alibeajt

Sali Berisha po e vijon betejën ligjore për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit edhe në Kolegjin Zgjedhor.

Gjykata Administrative e Apelit hodhi shortin për padinë e depozituar nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, i cili kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet për mosregjistrimin e forcës politike të drejtuar prej tij dhe njëherazi kërkon nga Apeli të çregjistrojë subjektin Partia Demokratike me Kryetar të Komanduar Enkelejd Alibeajn.

E teksa relatore për padinë e Berishës u caktua Blerona Hasa dhe pritet shqyrtimi i çështjes në Kolegj, kreu i demokratëve kërkon nga togat e zeza të Apelit që Partia Demokratike me kryetar këtë të fundit të përfshihet si pjesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pasi u la jashtë nga KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?