Kolegji rrëzon kërkesën e Muhametit, PD mbështet Bujar Fezgën

 

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e ish-kandidatit të PD në Këlcyrë Gentian Muhameti për kandidimin e tij në Këlcyrë. Muhameti bëri një ankesë për vendimin e dhënë nga KQZ-ja për çregjistrimin e tij si kandidat.

Ankesa e Muhametit u rrëzua nga Kolegji që la në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Demokratike kërkoi në KQZ çregjistrimin e Muhametit pasi ai rezultonte me rekorde kriminale.

Kjo lëvizje e PD u mbështet nga SHBA dhe faktori ndërkombëtar si një hap pozitiv për dekriminalizimin. PD nuk ka kandidat zyrtar në Këlcyrë, por mbështet Bujar Fezgën.

SHKARKO APP