Kolegji rrëzon padinë, Ulliri nuk i merr mandatin Arjan Ndojës

Kolegji Zgjedhori mori pak minuta kohë për të shqyrtuar padinë e Andia Ulliri e cila kërkon mandatin e dytë të deputetes për shkak të kuotës gjinore.

Argumentet e padisë ajo nuk mundi ti shprehte në sallën e Gjyqit, pasi trupa nuk e legjitimoi si palë paditëse.

Ky vendim duket se nuk e kishte surprizuar avokatin e Andia Ullirit, Indrit Sefën, i cili lajmëroi ankimim në Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qarkun e Durrësit PD fitoi vetëm një mandat në listë të hapur, nën emrin e Arjan Ndojës si deputeti më i votuar, por Ulliri e aspironte atë nën argumentin kuotës gjinore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?