Kolegji Zgjedhor, nuk ka përsëritje të zgjedhjeve në Kuçovë

Placeholder Image

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kuçovë. Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Nga procesi i rinumërimit të 18 kutive për bashkinë Kuçovë më herët gjatë ditës së sotme nuk pati ndryshim të rezultatit.

Avokati i koalicionit “Bashke Fitojmë” i kërkoi Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive tjera të KZAZ Kuçovë, kërkesë kjo që u rrëzua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e kaluar, kandidati humbës në Kuçovë, Lefter Maliqi, pretendoi një sërë parregullsish në procesin zgjedhor të 14 majit në Kuçovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?