Kolegu i tij u kap me miliona euro, Kalo: Korrupsioni pushtetar çuditërisht nuk zbulohet

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka reaguar me ironi pas pezullimit nga detyra të kolegut të tij, Edvin Priftit, të cilit ju gjet shuma marramendëse parash në shtëpi si dhe në zyrë. Ai thotë se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri, për vite e vite me radhe. Kalo nuk ka nguruar që të thumbojë edhe politikanët.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, shkruan Kalo.

Ndaj tij është vendosur masa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK, teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha, por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

SHKARKO APP