Kolonja mbyll procesin e numërimit, rezultati final
Kolonja është bashkia e radhës që ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Partia Socialiste kryeson me 3666 vota, Partia Demokratike renditet e dyta me 2299 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota dhe PSD-ja 68 vota.
Deri më tani procesi i numrit të votave ka përfunduar në 8 bashki të tjera, Pustec, Himarë, Poliçan, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku fituese është shpallur PS, ndërsa në Tropojë dhe ne Has fituese e zgjedhjeve është shpallur PD dhe Aleanca për Ndryshim.