Koloreto Cukali zbulon çfarë do të ndodhë pas miratimit të paketës antishpifje

Drejtori ekzekutiv i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se do protestojë nesër tek Parlamenti për të kundërshtuar paketën antishpifje.

Cukali u shpreh se nesër Parlamenti nuk ka pikë rëndësie. Por theksoi se me hyrjen në fuqi të paketës antishpifje do ketë represion dhe vetëcensurë.

Koloreto Cukali: “Ne do të shkojmë për të protestuar është e drejta jonë për të protestuar. Ai parlament nesër nuk ka pikë rëndësie, sepse ai e di, ai e ka vendosur dhe varet se çfarë ai do. Aty është një Parlament që pret ti shkojë një mesazh tërhiqu, sulu, bëje mos e bëj.

Nesër nuk do ndodhë ndonjë gjë e madhe pas miratimit të ligjit sepse ka procedura të tjera. Në momentin që bëhet ligji bëhet aktiv do shohim represion dhe minimumi në vetëcensurë të të gjitha mediave dhe gazetarëve.”

Tempora - "Beteja e fundit e Edi Ramës" - 17 dhjetor 2019

SHKARKO APP