Komandantët “NATO” dhe “Begu” përgjoheshin nga 13 shtator i 2013

 

Agjencia INA, citon Zaev të ketë thënë se dy udhëheqësit e grupit të UÇK-së, Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO dhe Beg Rizaj – Komandant Begu ishin përgjuar që nga 13 shtatori i vitit 2013.

“Unë posedoj materiale të shkruara dhe jo biseda të përgjuara, që sigurisht çdo opozitë në botë i siguron ato për shkak të sigurisë, që të jetë korrektuese në momente të caktuara. Nuk ka rëndësi se ata janë ndjekur tetë muaj apo 1 vit e 8 muaj, por tani hapet dilemma se a ka mundur që paraprakisht të bëhej diçka për t`u ruajtur jetët e njerëzve”, theksoi Zaev.

Dokumenti i tij daton nga 13 shtatori i 2013 dhe e posedon vetëm ai.

SHKARKO APP