Komandohen drejtuesit e rinj në Policinë e Librazhdit

Bukurosh Teqja është komanduar shefi i Komisariatt të Librazhdit, pas pezullimit nga kjo detyrë të Bedri Hasanaj. Ky i fundit së bashku me 9 punonjës të tjerë të policisë akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit, ndërsa u shkarkuan. Po ashtu janë komanduar Leonard Allkja shef Krimesh dhe Henri Ruçi Shef Rendi.

Pezullimi i tyre erdhi si pasojë e mos ushtrimit të detyrës së tyre kundër veprave penale siç është ajo e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

10 efektivët e pezulluar në Drejtorisë së Policisë së Elbasanit:

Swiss Digital Mobile Reklama

-Shefi i komisariatit të Librazhdit Bedri Hasanaj,

-Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan Adriatik Huti,

-Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd Leonidh Zaimi.

Ndërkohë u pezulluan gjithashtu edhe 7 specialistë të tjerë të hetimit të krimeve të akuzuar për shpërdorim detyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?