Komandot shqiptarë pjesë e stërvitjeve të NATO-s, Xhaçka: Profesionalizëm

Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO në këto dekada.

Në një njoftim, ministria e Mbrojtjes thotë se komandot tanë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.

Stërvitja, po zhvillohet në Norvegji. Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?