Komandot shqiptarë, të tretët në stërvitjen “Cambrian Patrol” (FOTO)
Vendin e tretë kanë zënë komandot shqiptarë, mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ndërkombëtare ”#CambrianPatrol” në Mbretërinë e Bashkuar.
Stërvitja “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells. Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër.
Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një një provë e udhëheqjeje, vetëdisiplinë, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.
Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit. Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

