Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet në Perroc Guirec

Fitorja historike ndaj Rumanisë , e para në një kompeticion europian i ka dhuruar të drejtën përfaqësueses kuqezi të shpresojë në një kualifikim të mundshëm.

Për këtë arsye pasi i gjithë delegacioni është rikthyer në Perroc Guirec kanë rinisur përgatitjet me dëshirën e madhe që gjithcka të shërbejë për fazën e 1/8-ve.
Në fushë kanë zbritur ata që nuk u aktivzuan në sfidën ndaj rumunëve dhe nën drejtimin e Tramezzanit , Bogdanit dhe Bulkut kryen një seancë stërvitore me ngarkesë të plotë fizike, me përjashtim të Kaçes dhe Taulant Xhakës që po kalojnë një gjëndje jo të mirë shëndetësore.

Në këtë seancë u dallua qartë edhe motivimi i të ashtuquajturve linja të dyta që pavarësisht se nuk kanë luajtur rregullisht në këtë europian vijojnë të tregojnë lidhjen e tyre të ngushtë me fanellën kuqezi.

Ndërkohë që pjesa tjetër e cila ishte protagoniste në stadiumin e Lionit, pra lojtarët e formacionit titular, kryen një seancë rekuperuese në palestër dhe hidromasazh , pasi ngarkesë e ndeshjeve të njëpasnjëshme ka qënë jo e vogël për futbollistët e përfaqësueses shqiptare, gjithashtu edhe trajenri De Biasi këtë herë zgjodhi të qëndronte në hotel, për të shijuar një qetësi të pazakontë në evente të tilla

SHKARKO APP