Kombëtarja marshon drejt Euro 2016. Danimarkë – Shqipëri 0 me 0 (FOTO)

Shqipëri-Danimarkë, një ndeshje e bukur dhe me emocion nga minuta e parë deri në minutën e fundit, por që ka mbaruar me një rezultat të barabartë 0-0. Në zemër të Danimarkës, në Kopenhagen kombëtarja Shqiptare arriti që të barazonte ndaj danezëve të Olsen. Kombëtarja Shqiptare sëbashku me atë danezë kanë nga 11 pikë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak. Në Minutën e 92′ Odise Roshi kishte mundësinë të bënte historin, por u ndal përball portës daneze.

Në minutën e 82′ De Biazi bën lëvizjen e radhës, nxjerr nga fusha Gashin dhe vjen me energji të reja Odise Roshi. Në minutën e 74′ danezët shënojnë gol, por anuluhet për pozicion jashtë loje. Danezët e nisin pjesën e dytë me dy zëvendësimi dhe me këmbënguljen për fitore. Në minutën e 55 dhe të 60 danezët janë shumë afër golit, por Berisha shpëton portën.Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Danimarkë, me rezultatin 0-0. Të dyja skuadrat patën raste, por pa rritur të shënojnë.

Formacionet

Kombëtarja jonë ka zbritur në fushë në ndeshjen ndaj Danimarkës, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, me këtë formacion: Berisha; Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli; Xhaka, Kukeli, Abrashi; Lenjani, Gashi; Cikalleshi. Ashtu siç pritej, trajneri Gianni De Biasi ka vendosur të luajë me një formacion 4-5-1, me Cikalleshin të vetëm në sulm, të mbështetur nga Lenjani dhe Gashi në krahë. Në pankinë, të gatshëm për kontributin e tyre do të jenë: Shehi, Hoxha, Lila, Rrahmani, Aliji, Basha, Memushaj, Kaçe, Roshi, Sadiku, Salihi, Balaj.

Ndërkohë, formacioni i Danimarkës është ky: Schmeichel; Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmishi; Hojbjerg, Kvist; Sisto, Krohn-Dehli, Jorgensen; Bendtner.

Tifozët

Tifozët kuqezi u grumbulluan para stadiumit danez “Telia Parken” ku do të zhvillohet ndeshja në Kopenhagen. Mijëra tifozë shqiptarë nga të gjitha trevat kanë udhëtuar në Danimarkë për të mbështetur kombëtaren.

Të mbështetur nga tifozeria djemte kuqezi jane gati per nje performce pozitive ne nje mbremje nordike te futbollit europian. Ata me shume se kurre sot, duhet te tejkalojne vetveten per te marre bileten e nje kompeticioni te madh.

Lajme të tjera në Koha Jonë për këtë ngjarje:

Kopenhagen ngjan si Tirana (FOTO-VIDEO)

Kombëtarja kuqezi befasohet nga tifozët

Alban Meha, mesazh emocionues për Kombëtaren

Ajeti: Me danezët dhe portugezët për kualifikim

Fevziu në Kopenhagen: Këtu paska vetëm shqiptarë!

Shqiptarët e bëjnë policen daneze t’ia marrë valles

SHKARKO APP