Komisariati i Policisë përfshihet nga flakët

Pasditen e kësaj të shtune, Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët. Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët. Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të Komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP